Njoftim për medie

14.04.2012

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Prof. dr. Enver Hasani, priti sot në vizitë kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Sllovenisë, Prof. dr. Ernest Petrič, si dhe dy gjyqtaret e kësaj gjykate, znj. Etelka Korpič – Horvat dhe znj. Jasna Pogačar.

Gjatë takimit, që u zhvillua në një atmosferë të përzemërt dhe miqësore, Kryetari Hasani bëri një paraqitje rreth punës së deritanishme të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, duke nënvizuar rolin e saj si garantues i respektimit të Kushtetutës.

Ai shprehu bindjen se bashkëpunimi në mes të dy gjykatave do të vazhdoj të intensifikohet edhe më tej në të ardhmen, duke pasur në fokus shkëmbimin e përvojave dhe ideve në fushën e gjyqësisë kushtetuese.

Nga ana e tij, Kryetari Petrič u zotua për thellimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve shumë të mira që ekzistojnë midis dy institucioneve simotra dhe shprehu dashamirësinë për anëtarësimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës në Këshillin e Gjykatave Kushtetuese të Evropës.