Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Institutin për Menaxhim Lindje-Perëndim (EWMI), ka mbajtur takime konsultative me gjyqtarët e Gjykatës së Qarkut të Gjilanit dhe të Gjykatës së Qarkut të Pejës, më datën 3 dhe 5 prill 2012.
Temë e këtyre takimeve ishte raporti ndërmjet Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe gjykatave të rregullta, me theks të veçantë në Nenin 113.8 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Këto dy takime u realizuan në vazhdën e takimeve konsultative që Gjykata Kushtetuese ka mbajtur më herët edhe me gjykatat e tjera të qarkut në Kosovë.