Njoftim për medie

28.02.2012

Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës sot e vizitoi një grup studentësh nga Shkolla për Liderë të Rinj, që është pjesë e programit për edukim të OJQ-së, Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë (YIHR). 

Studentët u mirëpritën nga Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Prof. dr. Enver Hasani, i cili fillimisht u mbajti një ligjëratë të shkurtër rreth zhvillimit të kushtetutshmërisë në vend, duke i informuar më pas mysafirët e rinj me mënyrën se si funksionon institucioni që ai udhëheq.

Në fund të vizitës, Kryetari Hasani i falënderoi studentët për interesimin e shfaqur rreth punës së GJKK-së, duke u dëshiruar suksese në shkollimin e mëtutjeshëm.