Njoftim për medie

21.12.2011

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Prof. Dr. Enver Hasani, të enjten, më 22 dhjetor 2011, do të pres në takim juristin e shquar të Britanisë së Madhe dhe njëherësh kryesuesin e ekipit ligjor të Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, z. Michael Wood.  

Takimi do të mbahet në zyrën e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Prof. Dr. Enver Hasani, me fillim nga ora 11:00, ndërkaq pas takimit do të mbahet një konferencë me gazetarë.

Në takim pritet të marrë pjesë edhe Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës, Prof. Dr. Hajredin Kuqi.