Njoftim për medie

14.11.2011

Më datën 15 e 16 nëntor 2011, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Prof. Dr. Enver Hasani, do të qëndroj për vizitë në Hagë të Holandës, ku pritet të marrë pjesë në konferencën vjetore të Gjykatës Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë (ICTY) – “Global Legacy Conference” (Konferenca mbi Trashëgiminë Globale).

Kjo është konferenca e dytë e radhës që organizohet nga Tribunali i Hagës, e cila mbledh në një tryezë burrështetas, gjyqtarë dhe akademikë me renome ndërkombëtare, për të diskutuar rreth ndikimit që ka kjo gjykatë në të drejtën ndërkombëtare humanitare, si dhe avancimin e të drejtave të njeriut.

Kryetari Hasani është i ftuar në konferencë me ftesë të kryetarit të Tribunalit të Hagës, z. Patrick Robinson.