Njoftim për medie

07.11.2011

Një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, në krye me Kryetarin e Gjykatës, Prof. Dr. Enver Hasani, do të qëndroj për një vizitë studimore në Republikën e Estonisë, nga data 8 deri më 11 nëntor 2011, me ftesë të Gjykatës Supreme të këtij vendi.

Gjatë vizitës katër ditore, Kryetari Hasani dhe bashkëpunëtorët e tij do të takohen me gjyqtarët e Gjykatës Supreme të Estonisë, me zyrtarë të lartë të Ministrisë së Drejtësisë, me Kryetarin e Komisionit Kushtetues të Parlamentit estonez, si dhe me përfaqësues të Zyrës së Ombudspersonit.

Vizita është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ).