Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës sot e vizituan përfaqësuesit e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, në krye me kryetarin Bashkim Dedja, dhe të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë, në krye me kryetarin Branko Naumoski.
Ata u pritën në takim nga Kryetari Prof. Dr. Enver Hasani, i cili i njoftoi homologët e tij me punën e deritanishme të Gjykatës, me fokus në procesin e miratimit dhe zbatimit të vendimeve.
Kryetarët Dedja dhe Naumoski ndërkaq, falënderuan Kryetarin Hasani për ftesën e bërë me rastin e Vitit të Dytë Gjyqësor të institucionit që ai kryeson, dhe konfirmuan gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit dhe përkrahjen e mëtutjeshme në anëtarësimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës në Konferencën e Gjykatave Kushtetuese të Evropës.