Njoftim për medie

20.10.2011

Të premten, më 21 tetor 2011, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Prof. Dr. Enver Hasani, do të pres në vizitë zyrtare kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, z. Bashkim Dedja, si dhe kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë, z. Branko Naumoski.

Pjesë e delegacionit shqiptar do të jetë edhe gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, Prof. Dr. Xhezair Zaganjori, ndërkaq në atë maqedonas do të jetë gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë, z. Ismail Darlishta.

Takimi i përbashkët do të mbahet në Zyrën e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, me fillim nga ora 10:00.

Pas takimit do të mbahet një konferencë e përbashkët me gazetarë.