Njoftim për medie

19.10.2011

Në kuadër të vizitës me rastin e ceremonisë së Vitit të Dytë Gjyqësor të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, të enjten, më 20 tetor 2011, Kryetari Prof. Dr. Enver Hasani, do të takohet me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kroacisë, Prof. Dr. Jasna Omejec, si dhe zëvendëskryetaren e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Malit të Zi, znj. Desanka Lopičić.

Takimi i përbashkët do të mbahet në Zyrën e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, me fillim nga ora 10:30.

Pas takimit do të mbahet një konferencë me gazetarë.