Njoftim për medie
19.12.2009
Ju njoftojmë se më 20.12.2009, me ftesë të Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, z. Enver Hasani do të arrijë në Kosovë për vizitë dy ditore një delegacion i lartë i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Turqisë i kryesuar nga z. Mustafa Baysal Kaya, gjyqtar dhe z. Mehmet Oguz, Sekretar i Përgjithshëm.
Të hënën më 21 dhjetor, të dy delegacionet respektive do të kenë takim në selinë e Gjykatës Kushtetuese në Prishtinë, ku do të priten nga Kryetari i Gjykatës z. Enver Hasani dhe Sekretarja e Përgjithshme znj. Arbëresha Raça-Shala.
Pritja tek Kryetari i Gjykatës bëhet me fillim nga ora 10:15, me ç’rast ftohen të gjitha mediet e Kosovës (ato të shkruara dhe elektronike) që t’a përcjellin nga afër këtë takim, i cili do të ketë në fokus bashkëpunimin dypalësh midis dy Gjykatave Kushtetuese.