Njoftim për medie

18.10.2011

Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Dr. Ernst Reichel, sot vizitoi Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, ku ai u prit nga Kryetari Prof. Dr. Enver Hasani dhe bashkëpunëtorët e tij.

Në takim, Kryetari Hasani e informoi Ambasadorin gjerman me zhvillimet e fundit dhe sfidat që ballafaqojnë Gjykatën Kushtetuese në punën e saj,  me ç’rast shprehu falënderimet e tij për kontributin e vazhdueshëm të Qeverisë gjermane.

Nga ana e tij, Ambasadori Reichel shprehu mirënjohjen për punën e deritanishme të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, duke konfirmuar mbështetjen e mëtutjeshme të vendit që ai përfaqëson.