Njoftim për medie

29.09.2011

Të premtën, më 30 shtator 2011, kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Prof. Dr. Enver Hasani, do të pres në një vizitë zyrtare z. Thomas Leighton, zëvendëspresident i kompanisë me renome ndërkombëtare, Thomson/Reuters.

Kjo kompani, është njëherësh sponsori kryesor i donacionit një vjeçar të rrjetit elektronik të burimeve ligjore dhe bazës së të dhënave WestLaw, i cili Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës do t’i ofroj qasje në dokumentet dhe vendimet gjyqësore, me të cilat asnjë gjykatë tjetër në rajon nuk disponon.

Takimi me z. Leighton do të mbahet në Gjykatoren e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, me fillim nga ora 10:00, me ç’rast pas konferencës për gazetarë do të mbahet edhe një koktej rasti.