Në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, më 15 dhe 16 shtator 2011, u mbajtë seminari dy ditor që për objekt diskutimi kishte çështje të ndryshme kushtetuese-juridike.
Seminari, i organizuar në bashkëpunim me Agjencinë gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ), ofroi një rast të mirë për gjyqtarët dhe këshilltarët ligjor të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, që të shkëmbejnë ide dhe përvoja me panelistin mysafir nga Gjykata Kushtetuese e Republikës Federale të Gjermanisë, z. Wilhelm Schluckebier.
Ndër temat e trajtuara në seminar ishin edhe çështjet e ndërlidhura me të drejtat e njeriut, procedurat dhe pranueshmërinë e ankesave kushtetuese.
Ky organizim u mbajtë në vazhdën e bashkëpunimit të ngushtë që ekziston ndërmjet Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës dhe Gjykatës Kushtetuese të Gjermanisë.