Njoftim për medie

29.08.2011

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Prof. Dr. Enver Hasani, priti sot në një vizitë zyrtare Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Bullgarisë, Prof. Evgeni Tanchev, i cili  në takim shoqërohej nga gjykatësi i kësaj gjykate, Prof. Dimitar Tokushev, dhe Sekretarja e përgjithshme, znj. Enita Enikova.

Gjatë takimit, Kryetari Hasani e njoftoi homologun e tij bullgar me zhvillimet dhe punën e deritanishme të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, duke e vlerësuar me këtë rast si tejet të rëndësishëm bashkëpunimin e ndërsjellë me Gjykatën Kushtetuese të Bullgarisë.

Nga ana e tij, Prof. Tanchev e falënderoi Kryetarin Prof. Dr. Enver Hasani për mikpritjen e ngrohtë, dhe e siguroi atë se shkëmbimi i përvojave dhe bashkëpunimi ndërmjet institucioneve që ata udhëheqin, do të vazhdoj edhe në të ardhmen.