Ju njoftojmë se, në bazë të Nenit 115, Paragrafit 2 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka nderin të publikojë Raportin e dytë Vjetor për vitin 2010.
Raporti Vjetor i punës për vitin 2010 është miratuar në Seancën Administrative të Gjykatës Kushtetuese, të mbajtur më 11 maj 2011.
Raportin mund ta gjeni në ueb-faqen zyrtare të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës: www.gjk-ks.org.