Njoftim për medie

15.06.2011

Të enjten, më 16 qershor 2011, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës do të pres në vizitë një grup studentësh nga Universiteti Essex i Britanisë së Madhe, të shoqëruar nga drejtori i Qendrës për të Drejtat e Njeriut në këtë universitet, Prof. Dr. John Packer.

Vizita do të realizohet nga ora 13:00, në Gjykatoren e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Për informata shtesë mund të kontaktoni znj. Vesa Caka, Shefe e Kabinetit të Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, në numrin: 038 220 104/5 ose nëpërmjet postës elektronike në: [email protected].