Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës i uron përzemërsisht tre gjyqtarët e saj, Prof. Dr. Snezhana Botusharova, Prof. Dr. Ivan Čukalović dhe Almiro Rodrigues, për të arriturat e tyre të fundit dhe mirënjohjet e fituara për punën profesionale.
Gjyqtarja Snezhana Botusharova është zgjedhur njëzëshëm anëtare e Komisionit Ekzekutiv të Institutit të së Drejtës Evropiane, i sapo inauguruar.
Gjyqtari Ivan Čukalović është nderuar me titullin “Profesor i Vitit”, për kontributin e dhënë në avancimin akademik të studentëve të tij.
Gjyqtari Almiro Rodrigues është nderuar me titullin “Qytetar Nderi” i Visenit, nga instituti për kulturë dhe shkencë i Portugalisë, “Animart”.