Njoftim për medie

17.06.2011

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Prof. Dr. Enver Hasani, priti dje një grup studentësh nga Universiteti Essex i Britanisë së Madhe, të udhëhequr nga drejtori i Qendrës për të Drejtat e Njeriut në këtë universitet, Prof. Dr. John Packer.

Gjatë takimit, Kryetari Hasani fillimisht bëri një paraqitje të mënyrës së organizimit dhe funksionimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, duke u përgjigjur më pas në pyetjet e studentëve mysafirë.