Njoftim për medie

10.05.2011

Një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, në krye me Kryetarin e Gjykatës, Prof. Dr. Enver Hasani, gjatë muajit të kaluar realizoi një vizitë zyrtare disa ditore në Republikën e Bullgarisë.

Përveç vizitës në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Bullgarisë, delegacioni i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës realizoi shumë vizita e takime në institucionet gjyqësore të vendit mikpritës.

Shkëmbimi i përvojave dhe thellimi i bashkëpunimit në mes të sistemeve gjyqësore të Bullgarisë dhe Kosovës, konsiderohet shumë i vlefshëm për punën dhe zhvillimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.