Njoftim për medie

03.05.2011

Të mërkurën, më 4 maj 2011, një delegacion i zyrtarëve të lartë gjermanë, i udhëhequr nga Ministri Federal i Gjermanisë për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, z. Dirk Niebel, do të vizitojë Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Takimi në Gjykatën Kushtetuese do të mbahet në orën 10:30, ku delegacioni gjerman do të njoftohet me punën e deritanishme të Gjykatës dhe do të bisedohet në lidhje me bashkëpunimin reciprok.

Për informata shtesë lidhur me këtë ngjarje mund të kontaktoni znj. Vesa Caka, Shefe e Kabinetit të Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, në:

Tel: 038 220-104(105)
Email: [email protected]

Jeni të mirëpritur.