Njoftim për medie

18.04.2011

Një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, në krye me Kryetarin e Gjykatës, Prof. Dr. Enver Hasani, udhëton sot për një vizitë zyrtare disa ditore në Republikën e Shqipërisë.

Në ditën e parë të qëndrimit në Shqipëri, Kryetari Enver Hasani dhe delegacioni i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës do të ketë një takim me Kryetaren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, zonjën Jozefina Topalli.

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës dhe Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, do të nënshkruajnë një marrëveshje për bashkëpunim reciprok.

Marrëveshja do të nënshkruhet, me 18 prill 2011, në ambientet e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, në Tiranë.

Në kuadër të kësaj vizite, më 19 prill 2011, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës dhe Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me Fondacionin Gjerman “Hans Seidel” për Bashkëpunim Ligjor Ndërkombëtar organizojnë një seminar pune me temën “Kontrolli Incidental”.