Njoftim për medie

31.01.2011
Ju njoftojmë se Prof. Dr. Enver Hasani, Kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, udhëton sot për një vizitë zyrtare disa ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo vizitë realizohet me rastin e pjesëmarrjes në ceremoninë e 59-të të “Lutjeve të Mëngjesit” në Uashington. Në këtë ceremoni, ku nikoqir do të jetë Kryetari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, do të marrin pjesë shumë burrështetas dhe personalitete të shquara nga tërë Bota.