Njoftim për medie
18.12.2010
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës njofton se, gjatë seancave shqyrtuese të mbajtura më 13, 14, 15, 16 dhe 17 dhjetor 2010, ka vendosur lidhur me kërkesat e dorëzuara në Gjykatën Kushtetuese.
Rrjedhimisht, kërkesat e regjistruara pranë Sekretariatit të Gjykatës, si më poshtë, inter alia janë vendosur si në vijim:
Në rastin KI 08/09, ” Sindikata e pavarur e punonjësve të Fabrikës së çelikut – IMK Ferizaj, e përfaqësuar nga z. Ali Azemi, kryetar i Sindikatës, për vlerësimin e kushtetutshmërisë së aktvendimit të Gjykatës Komunale në Ferizaj, Aktvendimi C.nr. 340/2001”, Gjykata shqyrtoi dhe vendosi njëzëri që, kërkesa është e pranueshme dhe njëzëri konstatoi që ka shkelje të së drejtës se parashtruesve të kërkesës, të garantuar me Nenin 31 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe me nenet 6 dhe 13 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Në rastin KI 32/10, “Nënkryesuesi i Kuvendit Komunal për Komunitete në Pejë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit për zgjedhjen e nënkryetarit të Komunës për komunitetet në Pejë”, Gjykata shqyrtoi dhe vendosi njëzëri që, kërkesa është e pranueshme dhe njëzëri konstatoi që ka shkelje të neneve 45 dhe 54 në lidhje me Nenin 57 të Kushtetutës së Republikës të Kosovës në zgjedhjen e z. Ibish Bajramit si Nënkryetar i Komunës për Komunitete në Pejë në votën e Kryesuesit të Kuvendit të Komunës, dhe se është urdhëruar përsëritja e zgjedhjes se Zëvendëskryetarit për komunitete në Komunën e Pejës.
Rastet: KI 51/09, 08/10, 16/10, 22/10, 24/10, 27/10, 31/10, 41/10, 42/10, 45/10, 53/10, 54/10, 56/10, 57/10, 58/10, 59/10, 60/10, 61/10, 63/10, 64/10, 65/10, 66/10, 67/10, 68/10, 71/10, 74/10 dhe 76/10 (KEK III) Gjykata i shqyrtoi dhe vendosi njëzëri që t’i shpall:
- a)Si të pranueshme;
- b)Pjesërisht të pranueshme; dhe
- c)Si të pavlefshme varësisht prej kërkesave të caktuara.
Gjithashtu, Gjykata konstatoi që ka shkelje të Nenit 46 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës në lidhje me Nenin 1 të Protokollit Nr. 1 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Nenit 31 të Kushtetutës në lidhje me Nenin 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Në rastin KI 55/09, “Tahir Hoxha kundër Administratës Tatimore të Kosovës”, Gjykata shqyrtoi dhe vendosi njëzëri që, kërkesa është e pranueshme dhe njëzëri konstatoi që nuk ka shkelje të Nenit 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Ndërsa, kërkesat e regjistruara pranë Sekretariatit të Gjykatës, si më poshtë, inter alia janë refuzuar si të papranueshme:
- KI 11/10 – Feti Islami për vlerësimin e kushtetutshmërisë të vendimeve të Gjykatës Supreme, Rev. Nr. 395/2008, dhe të Gjykatës Qarkut në Pejë, Ac.nr. 306/06;
- KI 52/09 – Sheh Ali Shehu për vlerësimin e kushtetutshmërisë të aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Serbisë, Rev. 995/99;
- KI 07/10 – Komuna e Klinës për vlerësimin e kushtetutshmërisë të vendimit të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Kosovës, Nr. 112/08;
- KI 49/09 – Veli Sermaxhaj për vlerësimin e kushtetutshmërisë të vendimit të Gjykatës Komunale në Gjilan, E. nr. 299/05, P. nr. 772/05, dhe Ed. nr. 44/09;
- KI 01/10 – Gani Ibërdemaj për vlerësimin e kushtetutshmërisë të vendimit të Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, Ac. nr. 1224/09;
- KI 72/10 – Agef Gmbh për vlerësimin e kushtetutshmërisë të vendimit të Kuvendit Komunal të Prishtinës, nr. 353-1297;
- KI 67/09 – Idriz Ratkoceri për vlerësimin e kushtetutshmërisë të aktgjykimit të Gjykatës Komunale në Prishtinë, P. 1216/2004;
- KI 44/10 – Gafur Podvorica kundër Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale;
- KI 04/10 – Xhafer Maliqi dhe të tjerë kundër Odës së Avokatëve të Kosovës;
- KI 61/09 – “Adler Com” Sh.p.k. nga Gjakova për vlerësimin e kushtetutshmërisë të Urdhrit të Kryetarit të Komunës së Gjakovës;
- KI 74/09 – Feti (Hamez) Gashi për vlerësimin e kushtetutshmërisë të aktgjykimit të Gjykatës Supreme, Rev.nr. 184/2008;
- KI 65/09 – Zejni Selimi për vlerësimin e kushtetutshmërisë të aktgjykimit të Gjykatës Supreme, A. nr. 727/2009;
- KI 57/09 – Agron Vula për vlerësimin e kushtetutshmërisë të vendimit të Komunës së Gjakovës për moszbatimin e vendimit të bordit të pavarur;
- KI 28/10 – Faik Azemi për vlerësimin e kushtetutshmërisë të vendimeve të Gjykatës Qarkut në Prishtinë, Ac. nr. 5/2010, dhe Gjykatës Komunale në Prishtinë, E. nr. 67/2008;
- KI 88/10 – Agim Paca kundër Enver Hasanit, ish Rektor i Universitetit të Prishtinës;
- KI 24/09 – Shaqir Prevetica për vlerësimin e kushtetutshmërisë të vendimit të Gjykatës Komunale në Prishtinë, CI. nr. 05/08;
- KI 34/09 – Imer Ibriqaj për vlerësimin e kushtetutshmërisë të Vendimit nr. 03V-115 të Kuvendit të Republikës së Kosovës;
- KI 29/09 – Teki Bokshi për vlerësimin e kushtetutshmërisë të Urdhëresës Administrative të UNMIK-ut, nr. 2003/13;
- KI 32/09 – Avdi Rizvanolli për vlerësimin e kushtetutshmërisë të Urdhëresës Administrative të UNMIK-ut, nr. 2003/13; dhe
- KI 47/09 – Qaush Snajlaj për vlerësimin e kushtetutshmërisë të Urdhëresës Administrative të UNMIK-ut, nr. 2003/13;
Gjykata, gjithashtu, ka aprovuar kërkesën për Masë të Përkohshme në rastet:
- KO 119/10 – Institucioni i Avokatit të Popullit për vlerësimin e kushtetutshmërisë të Nenit 14 paragrafi 1.6, Nenit 22, Nenit 24, Nenit 25 dhe Nenit 27 të Ligjit për Drejtat dhe Përgjegjësitë e Deputetit, Nr. 03/L-111; dhe
- KI 121/10 – Sitaram Chaulagai, Krishna Bandur Chamlagai, Chandra Kala Chauhan dhe Hom Bahadur Battarai për vlerësimin e kushtetutshmërisë të vendimeve të Gjykatës së Lartë për Kundërvajtje në Prishtinë, GJL. nr. 1260/2010, 1259/2010, 1261/2010, 1258/2010.
Ndërsa, në rastin KI 118/10 – “Shoqata e Sigurimeve të Kosovës për vlerësimin e kushtetutshmërisë të Ligjit Nr. 03/L –179 për Kryqin e Kuq të Republikës së Kosovës”, Gjykata Kushtetuese e ka refuzuar kërkesën për Masë të Përkohshme.
Aktvendimet, vendimet dhe aktgjykimet do të lëshohen, njoftohen dhe publikohen në kohën e përcaktuar me ligj.