Njoftim për medie

14.12.2010

Në seancën e mbajtur më 14 dhjetor 2010, Gjykata Kushtetuese shqyrtoi kërkesën e Dr. Jakup Krasniqit, Ushtrues Detyre i Presidentit të Kosovës.

Në Gjykatë, Dr. Krasniqi ka parashtruar kërkesë e cila i përmbante dy pyetje dhe ndaj të cilave Gjykata Kushtetuese, njëzëri, përgjigjet si në vijim:

  • Nuk ka ndalesë për Ushtruesin e Detyrës të Presidentit të Kosovës në kryerjen e funksioneve në partinë politike, të cekura në Nenin 88.2 të Kushtetutës.
  • Mbajtja dhe ushtrimi i përkohshëm i funksioneve të Presidentit të Republikës së Kosovës, duke ushtruar në të njëjtën kohë, pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm të PDK-së, nuk është në mospërputhje me Kushtetutën.

Aktgjykimi i plotë i Gjykatës do të publikohet në kohë të duhur.