Njoftim për medie

22.11.2010
Ju njoftojmë se Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës së bashku me Projektin e GTZ-së për Reformë Ligjore dhe në bashkëpunim me Universitetin Justus Liebig Giessen, mbajnë Konferencën për “Drejtësinë Kushtetuese në Strukturat e Qeverisjes së Ndërkombëtarizuar, në Kosovë e më gjerë – Sfida e krahasime”.
Konferenca mbahet në “Grand Hotel” në Prishtinë, zgjatë dy ditë – më 25 e 26 nëntor 2010, dhe fillon në ora 09:00.
Në këtë Konferencë, përveç personaliteteve të larta të sistemit gjyqësorë të Republikës së Kosovës dhe ekspertëve ndërkombëtare, do të marrin pjesë edhe Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Hungarisë, Prof. Peter Paczolay dhe Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, z. Bashkim Dedja.
Të gjitha mediet janë të mirëseardhura të marrin pjesë në këtë Konferencë.