Njoftim për medie

19.06.2011

Më datën 21 dhe 22 qershor 2011, në bashkëpunim me Fondacionin gjerman për Bashkëpunim Ligjor Ndërkombëtar (IRZ Foundation), Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës organizon seminaret me temë: “Pozita ligjore e zyrtarëve dhe delegatëve të zgjedhur” dhe “Gjykata Kushtetuese dhe mediet”.

Seminaret do të mbahen në Gjykatoren e Gjykatës Kushtetuese me fillim nga ora 09 : 30 të martën (21 qershor 2011), ndërkaq të mërkurën nga ora 09:00.

Për informata shtesë mund të kontaktoni znj. Vesa Caka, Shefe e Kabinetit të Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, në numrin: 038 220 104/5 ose nëpërmjet postës elektronike në: vesa. [email protected].