Njoftim për medie

01.11.2010
Një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë në krye me Kryetarin e Gjykatës, z. Bashkim Dedja, i shoqëruar nga gjyqtarët e Gjykatës, do të qëndrojë në Kosovë në një vizitë zyrtare Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.
Qëllimi i vizitës është mbajtja e një Konference të përbashkët midis Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës dhe Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, me temë: “Subjektet që venë në lëvizje Gjykatat Kushtetuese dhe veçoritë që paraqiten në praktikë në secilin rast”.
Konferenca mbahet në Prishtinë, më 2 nëntor 2010, në sallën C301 të Kuvendit të Kosovës, duke filluar nga ora 10:30, dhe ka në fokus këmbimin e përvojave dhe diskutimin mbi sfidat aktuale të gjyqësisë kushtetuese në të dyja vendet.
Të gjitha mediet janë të mirëpritura të marrin pjesë në hapje të Konferencës.