Ju njoftojmë se me datën 6 tetor 2009 Gjykata Kushtetuese e Kosovës do të mbajë Seancë Dëgjimore lidhur me kërkesën për caktimin e masës së përkohshme në rastin KI 11/09, Tomë Krasniqi kundër Radio Televizionit të Kosovës dhe të tjerët.
Seanca do të mbahet në sallën e gjykimit të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, duke filluar në orën 15:00.
Hyrja e publikut dhe medieve në sallën e gjykimit do të bëhet nga ora 14:00 deri në orën 14:40, sipas rendit të paraqitjes tek salla e gjykimit.
Me këtë rast ju njoftojmë se hapësira e sallës së gjykimit është e kufizuar dhe se dyert e sallës do të mbyllen në orën 14:40 ose posa të arrihet kapaciteti maksimal i sallës, cila do që të ndodhë më parë. Duke marrë këtë parasysh, ju ftojmë që të paraqiteni tek salla e gjykimit para orës 14:00.
Qasja në sallën e gjykimit do të kontrollohet nga Zyrtarë të Policisë së Kosovës. Të gjithë personat, përveç gazetarëve me kartela të rregullta identifikimi, do ti nënshtrohen kontrollit para hyrjes në sallë.
Për informata shtesë lidhur me seancën dëgjimore të lartpërmendur, ju lutem kontaktoni me Zyrën e Sekretares së Përgjithshme në telefonin + 381 38 220 104 ose në e-mail adresën [email protected].
Njoftimi për shtyp në pdf format.