Njoftim për medie

03.08.2016

 

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, znj. Arta Rama-Hajrizi, dhe gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, znj. Gresa Caka-Nimani, pritën në takim Udhëheqësin e Programit të USAIDIT për fuqizimin e Sektorit të Drejtësisë në Kosovë (JSSP), z. Patrick Wujcik, dhe Zëvendës udhëheqësen e Programit znj. Pranvera Reçica- Kirkbride, të mërkurën, më 3 gusht 2016.

Kryetarja Rama-Hajrizi e falënderoi z. Wujcik dhe znj. Reçica- Kirkbride për mbështetjen e vazhdueshme që USAID-i i ka dhënë Gjykatës Kushtetuese të Kosovës që nga themelimi i saj, duke e vlerësuar kontributin e dhënë nga ky mision si shumë të rëndësishëm për sundimin e së drejtës në Kosovë.   

Biseda më tutje u fokusua në implementimin e projektit të USAIDIT për Gjykatën Kushtetuese, me ç’rast u shkëmbyen ide dhe mendime përkitazi me realizimin e projektit të përbashkët që kanë për synim avancimin profesional të gjyqtarëve, këshilltarëve juridikë  dhe sekretarisë së  Gjykatës.

Udhëheqësi i Programit të USAIDIT për fuqizimin e Sektorit të Drejtësisë në Kosovë (JSSP), z. Patrick Wujcik, pasi përgëzoi kryetaren Rama-Hajrizi për punën e deritanishme të institucionit që udhëheq, u zotua për vazhdimin e mbështetjes së Gjykatës Kushtetuese nga misioni që ai udhëheq edhe në tri vitet e ardhshme.