Njoftim për medie

21.06.2016

Me ftesë të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Sllovenisë, një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, i prirë nga kryetarja, znj. Arta Rama-Hajrizi, ka udhëtuar në qytetin slloven Bled, të martën, më 21 qershor 2016.

Delegacioni i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës është ftuar për të marrë pjesë në ceremoninë e kremtimit të 25-vjetorit të themelimit të Gjykatës Kushtetuese të Sllovenisë, si dhe në konferencën ndërkombëtare që do të organizohet në përvjetorin e themelimit të kësaj gjykate.

Gjatë qëndrimit në Slloveni, kryetarja Rama-Hajrizi do të takohet edhe me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Sllovenisë, z. Miroslav Mogetič.