Njoftim për medie

12.10.2010
Studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës kanë vendosur që këtë vit mirënjohja “Profesor i Vitit” t’i takojë koleges sonë Prof. dr. Iliriana Islamit, gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës e cila është edhe profesor në fakultetin juridik.
Prof. dr. Iliriana Islami, është nderuar me këtë mirënjohje për ligjërim korrekt dhe kontributin e dhënë në avancimin akademik të studentëve, për implementimin e metodave moderne dhe reformatore të ligjërimit, për vlerësimin e drejtë, për komunikimin dhe afërsinë me studentët, si dhe për vendosjen e studentëve në qendër të procesit akademik arsimor. 
Me këtë rast, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës e urojnë përzemërsisht kolegen, gjyqtaren Iliriana Islami, për mirënjohjen e fituar.