Njoftim për medie

24.03.2016

Në nderim të viktimave të sulmeve terroriste që tronditën Brukselin më 22 mars 2016, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, znj. Arta Rama-Hajrizi, u nënshkrua në librin e zisë të hapur në Ambasadën e Mbretërisë së Belgjikës në Prishtinë, të enjten, më 24 mars 2016.

Ngushëllimet, mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e viktimave dhe me popullin e Belgjikës”, shkroi ndër të tjera në mesazhin e saj kryetarja Rama-Hajrizi.