Njoftim për medie

24.02.2016

Një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, i prirë nga kryetarja e Gjykatës, Arta Rama-Hajrizi, ka udhëtuar për vizitë zyrtare dyditore në Tiranë, të mërkurën, më 24 shkurt 2016.

Gjatë qëndrimit në kryeqytetin shqiptar, delegacioni i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës do të zhvillojë takime me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, z. Bashkim Dedja, me kryetarin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë, z. Xhezair Zaganjori, si dhe me Ministrin e Drejtësisë të Republikës së Shqipërisë, z. Ylli Manjani.

Delegacioni i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe kryetarja Rama-Hajrizi do të priten në takim të veçantë edhe nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z. Bujar Nishani, të premten, më 26 shkurt 2016.