Njoftim për medie

11.10.2010

 

Ju njoftojmë se më 13 tetor 2010, Gjykata Kushtetuese e Kosovës do të mbajë Seancë dëgjimore në të cilën do të shqyrtohet kërkesa KI 08/09 e Sindikatës së Pavarur të Punëtoreve të Fabrikës IMK në lidhje me shkeljen e pretenduar të Kushtetutës, Neni 49 [E Drejta e Punës dhe Ushtrimit të Profesionit] dhe të së drejtës për kompensimin e pagave të papaguara nga AKP (Agjencia Kosovare e Privatizimit e themeluar si pasardhëse e Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit në bazë të Ligjit (Nr. 03/L-067) për Agjencinë Kosovare të Privatizimit).
Seanca do të mbahet në gjykatoren e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës dhe fillon në orën 11:00.
Hyrja e publikut dhe medieve në sallën e gjykimit do të bëhet nga ora 10:00, sipas rendit të paraqitjes tek salla e gjykimit. Ju njoftojmë se hapësira në sallën e gjykimit është e kufizuar dhe se dyert e sallës do të mbyllen në orën 10:45, ose posa të arrihet kapaciteti maksimal i sallës.
Hyrja në sallën e gjykimit do të kontrollohet nga zyrtarë të Policisë së Kosovës. Të gjithë personat, përveç gazetarëve me kartela të rregullta identifikimi, do t’i nënshtrohen kontrollit para hyrjes në sallë.
Për informata shtesë lidhur me seancën dëgjimore të lartpërmendur,  mund të kontaktoni me Zyrën e Sekretares së Përgjithshme, në telefonin + 381 38 220 103 ose në adresën elektronike: [email protected]