Njoftim për medie

15.10.2015

Një delegacion i nivelit të lartë nga Komisioni i Venecias, i prirë nga kryetari, z. Gianni Buquicchio, do të vizitojë Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, të premten, më 16 tetor 2015.

Kryetarin Buquicchio dhe delegacionin nga Komisioni i Venecias do t’i presë në takim kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama-Hajrizi.

Takimi do të mbahet në Zyrën e Kryetares së Gjykatës dhe fillon në orën 09:30.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, delegacioni i Komisionit të Venecias, i prirë nga kryetari Buquicchio, do të takohet edhe me udhëheqësit më të lartë shtetërorë të vendit dhe për herë të parë do të marrë pjesë në ceremoninë e kremtimit të Vitit Gjyqësor të Gjykatës Kushtetuese.