Njoftim për medie

27.09.2010
Gjatë seancës së mbajtur më 27 shtator 2010, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës shqyrtoi dhe votoi për rastin KO 80/10, “Kërkesa e Presidentit të Republikës së Kosovës për sqarim të kompetencave lidhur me rastin e Kryetarit të Komunës së Rahovecit, z. Qazim Qeska”.
Në këtë rast, Presidenti i Republikës ngriti çështjen se “Cili institucion i Republikës së Kosovës është përgjegjës për vlerësimin e efektshmërisë dhe validitetit të dorëheqjes dhe për konfirmimin e përfundimit eventual të mandatit të kryetarit të komunës ( … )”
Gjykata njëzëri vendosi që kërkesa është e pranueshme dhe se dorëheqja e cilitdo kryetar komune është përfundimtare dhe definitive dhe i jep fund mandatit të kryetarit të komunës. Pasojat kushtetuese të veprimit të tillë janë shpallja e zgjedhjeve nga Presidenti i Republikës për të siguruar që qytetarët gëzojnë të drejtën për zgjedhje të lira dhe të barabarta në themelimin e vetëqeverisjes së tyre lokale.
Teksti i plotë i aktgjykimit do të publikohet brenda dy javëve.