Me ftesë për të marrë pjesë në Sesionin e 103-të Plenar të Komisionit të Venecias, kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, prof. dr. Enver Hasani, ka udhëtuar për në Venecie të Italisë, të mërkurën, më 17 qershor 2015.
Sesioni i 103-të Plenar i Komisionit të Venecias do të mbahet më 19 dhe 20 qershor 2015, në të cilin kryetari Hasani do të marrë pjesë në cilësinë e anëtarit përfaqësues të Republikës së Kosovës.
Kryetari Hasani do të marrë pjesë si panelist edhe në punimet e dy nënkomisioneve të Komisionit të Venecias: për institucionet demokratike, si dhe për të drejtat themelore, që do të mbahen të enjten, më 18 qershor 2015.