Njoftim për medie

19.05.2015

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Agjencinë gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar (GIZ), organizon punëtorinë në temën: “Procedurat dhe masat disiplinore për gjyqtarët dhe këshilltarët juridikë”, e cila do të mbahet të mërkurën dhe të enjten, më 20 dhe 21 maj 2015, në hotelin “Sirius”, në Prishtinë. 

Në këtë punëtori, ndër të tjera, do të trajtohet çështja e procedurave dhe e masave disiplinore për gjyqtarët dhe për këshilltarët juridikë në Gjykatën Kushtetuese të Gjermanisë, në Gjykatën Kushtetuese të Austrisë dhe në Gjykatën Kushtetuese të Spanjës.

Pjesëmarrësve në këtë punëtori, me fjalim përshëndetës do t’i drejtohet z. Malte Kirchner, menaxher i Projektit të reformës ligjore që implementohet nga GIZ në emër të Qeverisë gjermane. Moderator i punëtorisë do të jetë këshilltari juridik në Gjykatën Kushtetuese të Gjermanisë, Dr. Thorsten Ehrbeck.

Punëtoria fillon në orën 14:00, të mërkurën, më 20 maj 2015, ndërsa të enjten, më 21 maj 2015,  në orën 10:00.