Njoftim për medie

06.05.2015

Me ftesë të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, një delegacion i këshilltarëve juridikë të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës do të marrë pjesë në konferencën rajonale me temë: “Veçoritë e procesit vendimmarrës para Gjykatës Kushtetuese”, e cila do të mbahet në Lezhë të Shqipërisë, të enjten dhe të premten, më 7 dhe 8 maj 2015.

Në këtë konferencë, krahas këshilltarëve juridikë të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, do të marrin pjesë edhe homologët e tyre të Gjykatës Kushtetuese të Malit të Zi dhe të Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë.
   
Konferenca organizohet në bashkëpunim me Fondacionin gjerman “Hanns Seidel”.