Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Institutin Gjyqësor të Kosovës, organizon punëtorinë me temë: “Roli i Gjykatës Kushtetuese në raport me gjykatat e rregullta sipas neneve 113.7 dhe 113.8 të Kushtetutës të Republikës së Kosovës”, të mërkurën, më 8 prill 2015.
Qëllimi i punëtorisë, ndërmjet tjerash, është informimi i kandidatëve për gjyqtarë dhe prokurorë të ardhshëm të Republikës së Kosovës, me rolin e Gjykatës Kushtetuese kundrejt organeve të tjera të pushtetit, si dhe me procedurat e punës në këtë gjykatë.
Punëtoria do të mbahet në Gjykatoren e Gjykatës dhe fillon në orën 09:00.