Njoftim për medie

06.04.2015

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Prof. dr. Enver Hasani, ka udhëtuar për një vizitë pune dyditore në Tiranë, të hënën, më 6 prill 2015, ku do të zhvillojë një sërë takimesh me udhëheqësit më të lartë shtetëror të Republikës së Shqipërisë.
 
Gjatë qëndrimit në kryeqytetin shqiptar, të martën, më 7 prill 2015, kryetari Hasani do të ketë takime të veçanta me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, z. Bashkim Dedja, si dhe me kryetarin e Gjykatës së Lartë të Shqipërisë, Prof. dr. Xhezair Zaganjori.

Kryetari Hasani do të pritet në takim edhe nga rektori i Universitetit të Tiranës, z. Dhori Kule, ku para akademikëve dhe studentëve të Fakultetit Juridik të këtij universiteti do të mbajë një ligjëratë përkitazi me zhvillimet e fundit në gjyqësinë kushtetuese të Kosovës.

Në vijim të vizitës, të mërkurën, më 8 prill 2015, kryetari Hasani do të takohet me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta, si dhe me ministrin e Drejtësisë të këtij vendi, z. Nasip Naço.