Njoftim për medie

22.03.2015

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Prof. dr. Enver Hasani, të dielën, më 22 mars 2015, mori pjesë në Simpoziumin e 9-të të Unionit të Gjykatave dhe të Këshillave Kushtetuese Arabe, që këtë vit u mbajt në Kuvajt.

I ftuar në cilësinë e përfaqësuesit të Komisionit të Venecias, në Simpoziumin e mbajtur, kryetari Hasani mbajti një fjalim përkitazi me zhvillimin e gjyqësisë kushtetuese në Evropë, si dhe për bashkëpunimin ndërmjet Komisionit të Venecias dhe vendeve arabe, bazuar në Marrëveshjen e nënshkruar në Kajro në vitin 2009 ndërmjet Unionit të Gjykatave dhe Këshillave Kushtetuese të Vendeve  Arabe (UACCC) dhe Komisionit të Venecias.

Në kuadër të Simpoziumit të mbajtur në Kuvajt, kryetari Hasani u prit në takim zyrtar edhe nga kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kuvajtit, z. Yousef Al-Moutawah.