Njoftim për medie

10.12.2014

Me ftesë për të marrë pjesë në Sesionin e 101-të Plenar të Komisionit të Venecias, kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Prof. dr. Enver Hasani, dhe gjyqtarja, Mr. sc. Arta Rama – Hajrizi, kanë udhëtuar për në Venecie të Italisë, të mërkurën, më 10 dhjetor 2014. 

Sesioni i 101-të Plenar i Komisionit të Venecias do të mbahet më 12 dhe 13 dhjetor 2014, në të cilin kryetari Hasani do të marrë pjesë në cilësinë e anëtarit përfaqësues të Republikës së Kosovës, ndërkaq gjyqtarja Rama-Hajrizi si zëvendës-anëtare.

Kryetari Hasani do të marrë pjesë si panelist edhe në punimet e dy nënkomisioneve të Komisionit të Venecias: për institucione demokratike dhe për të drejtat themelore,  që do të mbahen të enjten, më 11 dhjetor 2014.