Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Programin e USAID-it për sundim efektiv të ligjit “EROLL”, organizon punëtorinë në temën: “SHBA-Kosovë: Referentët dhe këshilltarët juridikë – rolet dhe përgjegjësitë në gjykatat e tyre”, e cila do të mbahet nga 10 deri më 12 dhjetor 2014, në hotelin “Sirius”, në Prishtinë, me fillim në orën 09:00.
Në këtë punëtori, ndër të tjera, do të diskutohet për rolin dhe për përgjegjësitë që kanë këshilltarët juridikë në gjykata, si dhe për marrëdhëniet e tyre të punës me gjyqtarët.
Moderator i punëtorisë do të jetë gjyqtari David Carter, nga Gjykata e Qarkut në SHBA, Distrikti Qendror i Kalifornisë.