Njoftim për medie

01.12.2014

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Gjykatën Supreme të Kosovës, si dhe me përkrahjen e Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, organizon punëtorinë në temën: “Kufijtë e vlerësimit të kushtetutshmërisë në rastet individuale (neni 113.7 i Kushtetutës) dhe efekti juridik i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese”, e cila do të mbahet të martën, më 2 dhjetor 2014, në hotelin “Sirius”, në Prishtinë.

Ndër temat kryesore që do të trajtohen në këtë punëtori, e cila fillon në orën 09:30, është edhe çështja e zbatimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga autoritetet publike të Republikës së Kosovës.

Moderator i punëtorisë do të jetë Prof. dr. James Sweeney, profesor i së Drejtës ndërkombëtare në Universitetin Lancaster në Angli.