Njoftim për medie

26.11.2014

Me ftesë të Gjykatës Kushtetuese të Malit të Zi, një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, i prirë nga kryetari, prof. dr. Enver Hasani, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Mal të Zi, të mërkurën, më 26 nëntor 2014. 

Delegacioni i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës është ftuar për të marrë pjesë në Konferencën ndërkombëtare me temë: “Mbrojtja kushtetuese e të drejtave dhe lirive të njeriut”, e cila do të mbahet në Budvë, më 27 dhe 28 nëntor 2014, organizuar nga Gjykata Kushtetuese e Malit të Zi.

Konferenca ndërkombëtare organizohet për shënimin e 50-vjetorit të gjyqësisë kushtetuese malazeze.