Njoftim për medie

10.11.2014

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Gjykatën Supreme të Republikës së Kosovës dhe me përkrahjen e Fondacionit gjerman për bashkëpunim ligjor ndërkombëtar (IRZ), organizon punëtorinë në temën: “Ndikimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese në vendimet e Gjykatës Supreme, përfshirë vendimet e gjykatave më të ulëta dhe çështja e zbatimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese”, e cila do të mbahet të martën dhe të mërkurën, më 11 dhe 12 nëntor 2014. 

Kjo punëtori, që organizohet në vazhdën e takimeve të rregullta dhe të bashkëpunimit të mirë ndërinstitucional ndërmjet Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës Supreme të Kosovës, ka për qëllim shkëmbimin e mëtejmë të përvojave të gjyqtarëve të të dy gjykatave përkitazi me obligimet që dalin nga aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese dhe implementimin e tyre.

Folës dhe moderatorë të punëtorisë, e cila do të mbahet në Mavrovë të Maqedonisë, do të jenë Prof. dr. Ulrich Karpen, profesor i së Drejtës publike në Universitetin e Hamburgut, dhe Prof. dr. Matthias Hartwig, profesor i së Drejtës kushtetuese në Universitetin e Heidelbergut në Gjermani.