Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës do të shënojë Vitin e Pestë Gjyqësor, me një ceremoni solemne që do të organizohet në sallën “Beethoven” të hotelit “Emerald” në Prishtinë, të mërkurën, më 15 tetor 2014.
Në këtë solemnitet, që fillon në orën 17:00, do të marrin pjesë delegacionet e nivelit më të lartë të Gjykatës Kushtetuese të Lituanisë, të Sllovenisë, të Luksemburgut, të Malit të Zi dhe të Shqipërisë.
Me një fjalim rasti, pjesëmarrësve në këtë ceremoni do t’i drejtohen kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Prof. dr. Enver Hasani, kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Lituanisë, Prof. dr. Dainius Zhalimas, kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Sllovenisë, Mr. Miroslav Mozetiq, profesori i mirënjohur nga Universiteti i Bolonjës, Prof. dr. Luca Mezzeti, si dhe kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Prof. dr. Fejzullah Hasani.
Ceremonia do të përmbyllet me një koktej rasti për mysafirët e ftuar.