I ftuar të marrë pjesë në Sesionin e 100-të Plenar të Komisionit të Venecias, kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Prof. dr. Enver Hasani, ka udhëtuar për në Romë, të enjten, më 9 tetor 2014.
Sesioni jubilar i Komisionit të Venecias këtë vit mbahet në kryeqytetin italian, më 10 dhe 11 tetor 2014, në të cilin kryetari Hasani do të marrë pjesë në cilësinë e anëtarit përfaqësues të Republikës së Kosovës.
Krahas pjesëmarrjes në këtë sesion, kryetari Hasani gjithashtu është përzgjedhur anëtar i panelit në gjashtë nënkomisione të Komisionit të Venecias: atë për të drejtat themelore, për të drejtën ndërkombëtare, për mbrojtjen e minoriteteve, për institucione demokratike, për marrëdhënie me jashtë dhe për gjyqësorin.