Njoftim për medie

15.09.2014

Pas njoftimit zyrtar të gjyqtarit Robert Carolan se më nuk mund të jetë anëtar i Gjykatës, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës shpreh falënderimin dhe mirënjohjen e veçantë për kontributin e jashtëzakonshëm që gjyqtari Carolan ka dhënë në ngritjen profesionale të Gjykatës që nga dita e themelimit, si dhe në avancimin e gjyqësisë kushtetuese të Kosovës në përgjithësi.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës njëherësh i uron gjyqtarit Robert Carolan suksese të vazhdueshme në karrierën e tij të mëtutjeshme profesionale.